Zëdhënësi i Prokurorisë Themelorë në Pejë, Shkodran Nikçi ka dhënë detaje të reja lidhur me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur mbrëmë në Pejë, ku të vrarë kanë mbetur Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj, të dy zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës.
Nikçi ka thënë se personi i cili është përfshirë në vrasjen e mbrëmshme, do të dalë nesër para gjykatësit.
“Njëri nga të plagosurit është ndaluar, kurse prokuroria ka caktuar masën e paraburgimit për 48 orë, nesër do të del para gjykatësit. Po bëhen hetime intensive, janë sekuestruar dy armë, po ashtu gëzhojat që janë gjetur në vendin e ngjarjes”, tha ai në RTV Dukagjini.
Nikçi tha se personi i cili po mbahet në paraburgim është i dyshuar për vrasje, teksa shtoi se kanë intervistuar edhe persona tjerë lidhur me rastin.
Ngjarja tragjike ka ndodhur ditën e mërkurë, rreth orës 20:00, në afërsi të një lokali të shkolla Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.