Ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami ka njoftuar studentët se nga dita e hënë 18 maj, deri të premten me 23 maj, u lejohet tërheqja e gjësendeve nga konviktet.
Përmes një postimi në Facebook, Bajrami tha se tërheqja mund të bëhet në konviktet numër 1, 2, 3, 4, 5, dhe 8. Konviktet 6 dhe 7 nuk janë të përfshira në këto data për arsye se për momentin janë me persona të karantinuar.
Sipas njoftimit, studentët janë të obliguar të kenë me vete ID kartelën e QS dhe letërnjoftimin.
Bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së të gjithë studentët obligohen që të jenë të pajisur me masa mbrojtëse (maska dhe dorëza).
Më poshtë gjeni orarin për tërheqjen e gjësendeve nga ana e studentëve banues në konvikte:
https://www.facebook.com/hykmete.bajrami/posts/1619956928153082
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.