Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur për nëntë ankesa të shkeljeve që janë bërë gjatë fushatës zgjedhore nga subjektet politike. Nga nëntë ankesa gjashtë nga to janë pranuar si të bazuara.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është dënuar me 10.700 euro, Partia Demokratike e Kosovës është dënuar me 2.000 euro, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës me 4.000 euro.
“Natyra e shkeljeve ka qenë përdorimi i aseteve dhe objekteve publike gjatë fushatës zgjedhore. Vendosja e billbordeve në hapësirat të subjekteve të tjera, përdorimi i personave të mitur gjatë fushatës dhe vendosja e posteve në rrugë publike”, tha Mul Desku, kryesues i Sekretariati të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa.
Ankesat në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) janë dërguar nga organizata “Birn” dhe Partia Demokratike e Kosovës.
Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) është institucion i pavarur përgjegjës për të vendosur për ankesat dhe apelet që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor.
Fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt, zyrtarisht ka filluar të mërkurën, më 3 shkurt.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.