Kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti, ka qëndruar sot edhe në Drenas, me ç’rast “thumboi” kryetarin Ramiz Lladrovci.
Por Lladrovci ka reaguar duke thënë se Hoti e ka ngatërruar qeverisjen qendrore me lokale,
“Kryeministri në detyrë, miku im Avdullah Hoti, pas takimit me qytetarët në komunën tonë, e paska ngatërrue qeverisjen qendrore me lokale.
Kallxoni dikush edhe një herë se Drenasi është komuna me performancën më të mirë të qeverisjes lokale në Kosovë”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.
Ai më tej ka shprehur bindjen se edhe një mandat do të jetë kryetar i Drenasit.
“Fushata po bëhet për zgjedhjet nacionale. Për zgjedhjet lokale ua garantoj stabilitetin e paluhatshëm të qeverisjes time edhe për një mandat tjetër!”, ka shkruar Lladrovci. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.