×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Ramush Haradinaj nis zyrtarisht fushatën nga Prizreni: Sot do të hapim një kapitull të ri të së ardhmes

    Reporteri
    03 Shkurt 2021 | 12:16

    Kandidati për president të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nisur fushatën zgjedhore edhe zyrtarisht nga komuna e Prizrenit.


    Në këtë vend, ku sic shkruan Haradinaj, shqiptarët kanë shkruar historinë një shekull e gjysmë më parë.

    “Forca e Kosovës! Po e fillojmë garën tonë për President nga Prizreni, ku ne shqiptarët kemi shkruar historinë një shekull e gjysmë më parë. Sot do të hapim kapitullin tjetër të së ardhmes së Kosovës! Na priftë e mbara” ka shkruar Kreu i AAK-së Haradinaj në Facebook.

    Kjo parti në zgjedhjet e 14 shkurtit garon me numrin 135 me sloganin Forca e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!