×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Rasti i pjesëtarit të FSK-së, avokati Kërveshi: Jevtiq po ndërhyn në procesin gjyqësor

    Reporteri
    10 Mars 2023 | 9:27

    Kujtim Kërveshi, avokati i pjesëtarit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Azem Kurtaj i cili akuzohet për plagosjen e dy personave në Shtërpcë ka reaguar sot duke thënë se kryetari i Shtërpcës, Dalibor Jevtiq , publikisht dhe në mënyrë arbitrare ka ndërhyrë në procesin gjyqësor ndaj Kurtajt.

    Kërveshi në një postim në Facebook shkruan se Jevtiq kur i jep kontekst etnik rastit dhe për këtë theksoi se do të procedohet ligjërisht nga mbrojtja e Azem Kurtaj.

    Gjithçka që dihet deri më tani për plagosjen në Shtërpcë – avokati thotë se mund të ketë montim të provave ndaj pjesëtarit të FSK-së

    Lexoni të plotë postimin e avokatit Kërveshi:

    Ndërhyrjet në drejtësi dhe cenimi i dinjitetit të z. Kurtaj nuk kanë të ndalur

    Mbrëmë, Kryetari i komunës së Shtërpcës, publikisht dhe në mënyrë arbitrare ka ndërhyrë në procesin gjyqësor të të mbrojturit tonë, duke paragjykuar rastin dhe cenuar dinjitetin e klientit tonë, për çka, ne mbrojtja e z Kurtaj nuk do të rrimë duke bërë rolin e spektatorit!

    Duke komentuar në Twitter, i njëjti paska spekuluar ndër të tjerash se, gjoja i mbrojturi jonë paska shtënë në drejtim të dy të plagosurve.

    Si pikënisje, nuk ekziston asnjë dëshmi që i mbrojturi jonë ka shtënë në drejtim të të plagosurve!

    Jevtiq nuk besoj se ka kompetencë profesionale e posaçërisht nuk ka të drejtë të paragjykoj raste të cilat hynë në domenin e gjyqësorit, t’i vlerësoj ato e të jap konstatime profesionale. Një veprim i tillë politik, besojmë ne, ka për qëllim vetëm përfitimin politik në mesin e atyre që i besojnë një përfaqësuesi të tillë.

    I njëjti shkon edhe më larg, kur i jep kontekst etnik kësaj ngjarje dhe vazhdon duke konkluduar se “deri sa serbët i paraburgosin dhe dënojnë pa prova, tentim vrasja ndaj serbëve kualifikohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”

    Ky zotëria për këtë deklaratë do të procedohet ligjërisht nga mbrojtja e Azem Kurtaj.

    Me këtë rast, kushdo, kurdo dhe ku do që tenton me e etiketua z Kurtaj, me ndërhy në drejtësi, me e ofendu dhe/ose me shpifë dhe të fyej z. Kurtaj, ne do të kërkojmë që drejtësia të flas përshtatshmërish dhe pa paragjykim, për aq sa ne na takon. Si mbrojtje e z Kurtaj, as këtë deklarim e asnjë veprim të ardhshëm nuk do e tolerojmë dhe do e adresojmë sipas ligjit.

    E ftojmë z. Jeftiq të distancohet nga kjo gjuhë toksike dhe të kërkoj falje publike, në rast të kundërt, shihemi në gjykatë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!