×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Robin Krasniqi reagon pas triumfit të 50-të në karrierë: Ai që beson gjithmonë do të fiton

    Reporteri
    23 Gusht 2020 | 17:54

    Robin Krasniqi dje u rikthye në ring me një fitore kundër çekut Stanislas Eschener


    Boksiseri shqiptar ishte më i miri dhe në rundin e 6-të pas disa goditjeve të forta gjyqtari ndërpreu meçin dhe ia dha fitoren Krasniqit, shkruan Reporteri.net

    Krasniqi sot ka reaguar me anë të një postimi në Facebook rreth triumfit të 50-të në karrierën e tij në boks.

    Ky është postimi i plotë:

    Tani u bene plot 50 fitore ne rekordin tim te ndeshjeve te boksit, vertete nje rruge e gjate dhe e mundimshme. 50 arsye per t‘i gezuar shume njerez e tifoz te mi, 50 arsye per mos tu ndalur kurr drejt endrres qe e kam pas gjithmone.

    15 muajt e fundit ishin tejet sfidues, kisha 2 operacione si pasoj lendimesh te profesionit, por kaluan edhe ato. Njeriu qe beson ne punen e tij, ai do fiton gjithmone.

    Mos u ndalni as ju, besoni ne endrrat tuaja, bejeni punen me krenari dhe pasion sepse sukseset nuk do iu mungojne kurre.

    Ju faleminderit shume
    i juaji
    RHK. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!