×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Rreth 38 mijë votues që nuk u telefonuan nga KQZ-ja, regjistrohen si votues

    Reporteri
    02 Shkurt 2021 | 18:01

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajtur mbledhjen e radhës.


    Nga Sekretariati i KQZ-së është propozuar që të regjistrohen si votues jashtë vendit edhe 37 mijë e 896 qytetarë që nuk kanë arritur që të kontaktohen përmes telefonit nga KQZ-ja.

    “37 mijë e 896 aplikues të cilët janë aplikues të suksesshëm dhe e kanë të konfirmuar zotësinë juridike por nuk kanë arritur që të kontaktohen përmes telefonit dhe rekomandimi është që të gjithë të pranohen si votues jashtë vendit”, ka thënë kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmeti.

    Ahmeti ka dhënë detaje edhe për numrin e votuesve brenda një vendvotimi.

    “Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgji6thshme asnjë vendvotim brenda qendrës së votimit nuk e kalon numrin e 750 të votuesve. Nga praktikat e mëhershme KQZ-ja e ka rritur në 950 dhe në bazë të saj është formuluar lista përfundimtare. Numri maksimal i votuesve në vendvotim të jetë 950”, ka thënë Ahmeti.

    Në ndërkohë Yll Buleshkaj nga Zyra për Regjistrimin e Partive Politike, u ka bërë apel subjekteve politike që të rreshtojnë masat e vendosura për virusin Covid-19.

    “Nga nesër fillon fushata zgjedhore e cila zgjat deri me 12 shkurt të këtij viti. Të gjitha institucionet relevante janë të informuara për këto afate. Po u bëj thirrje të gjitha subjekteve politike që janë certifikuar t’I mirëmbahen rregullave që I ka vendosur, IKSHPK’ja dhe Qeveris e Kosovës. Të gjithë ftohen që përveç rregullave të kodit të sjelljes, ta respektojnë edhe këtë pjesë ligjore”, ka thënë Buleshkaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!