×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Sabit Geci: Gjykata Speciale më ka ngritur aktakuzë

    Reporteri
    06 Nëntor 2020 | 10:21

    Ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci e ka konfirmuar për Syri Kosova, se ndaj tij është ngritur aktakuzë nga Dhomat e Specializuara në Hagë.


    “Po më është ngritur aktakuza”, ka thënë shkurt Geci për Syri.net Kosova.

    Geci poashtu ka njoftuar se në rast të bastisjes dhe arrestimit të tij nga forcat e EULEX-it, ai nuk do të bëjë rezistencë.

    Ndërkohë, një ditë pas dorëzimit në Hagë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Rexhep Selimit, në Prishtinë sot janë duke u kryer bastisje në shtëpitë e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!