Sami Ahmeti, ka dhënë dorëheqje sot nga Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, derisa i është bashkuar partisë së Ramush Haradinaj.
Ahmeti i ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin ka pasur kritika për Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai ka thënë se në këtë subjekt promovohet Erduganizmi e islamizmi.
“Aty ka njerëz që promovojnë Erduganizmin e islamizmin. Unë nuk jam islamofob. Unë kam dy vëllezër që më shumë rrinë në xhami se në shtëpi. Por për neve është shqiptaria”, ka deklaruar ai.
Përndryshe, Ahmeti është shprehur i pakënaqur pasi kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kishte akuzuar partitë tjera për hajni, ndërsa e kishte amnistuar Isa Mustafën.
“Në tubimin e Vetëvendosjes që është mbajtur në muajin maj të vitit 2019, Albini i shpalosi pikëpamjet e tij në lidhje me PAN hajninë. Mua më pengoj se ai e ndau hajnin si me thikë, LDK’në e amnistojë. Unë dola kundër kësaj. Albini nuk tha PLAN hajnia po PAN hajnia, Isa Mustafën e amnistojë”, tha ai.
Tutje, shtoi tha se nuk i ka pëlqyer as që njerëz të ‘recikluar’ të partive tjera kanë hyrë në Vetëvendosje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.