×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Sami Lushtaku: Kurti e ka provokuar në vazhdimësi Skenderajn, po mendoni që e presin me lule a?

    Reporteri
    01 Shkurt 2021 | 23:10

    Ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, njëherit edhe kryetar i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në këtë komunë, ka thënë se sulmi ndaj kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, erdhi si rezultat i provokimeve të vazhdueshme ndërmjet deklaratave që bënte për banorët.


    “Deklaratat e z. Kurti kanë qenë provokuese për Skenderaj në vazhdimësi. Ish-luftëtarve iu thoshte ikni, shkoni në Hagë. A po mendoni që e presin me lule z. Kurti në Drenicë?”, ka thënë Lushtaku, përmes një video-thirrje në emisionin ‘Pressing’ të T7, shkruan Express.

    Kryetari i degës së PDK’së në Skenderaj është distancuar nga sulmi, teksa ka thënë se nuk ka kurrfarë lidhje me personat që e sulmuan Kurtin.

    Tutje, ai ka thënë që ka qenë kërkesë e liderit të subjektit politik Vetëvendosje që të kishte prani të forcave policore në Skenderaj.

    ” Ka qenë kërkesë e z. Kurtit me e bo zi aty prej policisë. Unë nuk e di, ti mundesh me e pyt z. Kurti, unë po të them atë që e pashë. Është për keqardhje që mendon me e udhëheq nesër Kosovën me ardhë me shumë forca policore”, deklaroi ndër të tjera Lushtaku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!