Kryeministri Avdullah Hoti ka refuzuar të marrë pjesë në Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut ku po raportohet lidhur me çështjen e personave të pagjetur në kuadër të dialogut me Serbinë.
Hoti për këtë temë ka deleguar ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi.
Ky i fundit para deputetëve tha se në dialogun me Serbinë, çështja e të pagjeturve do të jetë çështja e parë.
“Me rinisjen e dialogut në Bruksel jemi deklaruar se çështja e të pagjeturve do të jetë çështja e parë, pa të cilët nuk mund dhe nuk do të ketë marrëveshje përfundimtare me Serbinë. Kjo tregon edhe për përkushtimin tonë si Qeveri”, tha ai, shkruan Reporteri.net.
Selimi tha se gjatë tri takimeve të zhvilluara në nivel ekspertësh në Bruksel janë vendosur parimet bazë për zgjidhjen efikase të kësaj çështjeje.
“Në marrëveshjen në Bruksel parashihet të krijohet komision i përbashkët që do të udhëhiqet nga një përfaqësues i BE-së dhe që do të jetë përgjegjës për zbardhjen e fatit të të pagjeturve”, tha Selimi.
Ai shtoi se “Serbia ka informata të bollshme për vendndodhjen e të pagjeturve por ajo vazhdon ta luajë rolin e saj obstruktiv”.
Në komision për të raportuar nuk ka shkuar as ministrja Meliza Haradinaj-Stublla e cila ka dërsa, ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj po ashtu ka deleguar një përfaqësues nga dikasteri i saj. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.