Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka mbajtur takim virtual me kryetarët e komunave, ku u diskutua për procesin e shpërndarjes së vaksinave, shkruan Gazeta Online “Reporteri”.
Aty u mor vendim që vaksinimi të fillojë gjatë kësaj jave, ndërsa në atë takim edhe u rregullua shpërndarja e tyre.
“Vaksinimi do të fillojë gjatë kësaj jave. Komunat janë të përgatitura për procesin e vaksinimin. Nga 24 mijë doza vaksina, 13 mijë do të shkojnë për stafin shëndetësor dhe 11 mijë për personat mbi moshën 80-vjeçare dhe që kanë probleme kronike”.
Po ashtu në takim u diskutua edhe për probleme të ndryshme nëpër komuna.
“Biseduam për procesin e shpërndarjeve të vaksinave nëpër komunat e Kosovës, bashkëpinim me kryetar, problemet që janë nëpër komuna sa i përket aspeketeve shëndetësore, që të kemi takime më të shpeshta që më i thirrë problemet që vijnë nga niveli lokal siç është problemi i kontratës kolektive, problemi i specializantëve, ofrimi i qendrave të mjekësisë familjare me barna esenciale”, tha Ibrahimi.
Njoftimi i plotë:
MINISTRI I SHËNDETËSISË KOORDINOHET ME KRYETARËT E KOMUNAVE RRETH SHPËRNDARJES SË VAKSINAVE ANTI COVID-19
Me kërkesë të Ministrit të Shëndetësisë, z. Arben Vitia, është mbajtur një takim online/virtual me Këshillin e Kryetarëve të Komunave në lidhje me koordinimin dhe procesin e fillimit të vaksinimit pasë arritjes së kontigjentit të parë të vaksinave anti-covid-19.
Qëllimi i këtij takimi ishte që Kryetarët e Komunave të informohen nga Ministri i Shëndetësisë rreth procesit të shpërndarjes dhe fillimit të vaksinimit.
Takimin e hapi Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, z. Imri Ahmeti, i cili në emër të Asociacionit të Komunave të Kosovës i shprehu gatishmërin e bashkëpunimit sa më të mirë në menaxhim të pandemisë dhe koordimit për procesin e fillimit të vaksinimit.
Ministria i Shëndetësisë, z.Vitia, në këtë takim i njoftoi Kryetarët e Komunave rreth arritjes së kontigjentit të parë të vaksinave në Kosovë. Me arritjen e kontigjenti të parë të vaksinave, të parët që do të fillojnë të vaksinohet do të jenë personeli shëndetësor të cilët janë në vijë të parë të frontit dhe personat mbi moshën 80 vjeçare me sëmundje kronike më të mëdha.
Ministri Vitia, njoftoi kryetarët që procesi i vaksinimit do të filloj nesër në Klinikën Infektive dhe Sallën 1 Tetor, kurse në komuna të enjten ose premten e kësaj jave. Ministri Vitia në këtë takim kërkoj që të kenë një bashkëpunim sa më të mirë rreth menaxhimit me pandeminë, ku kërkoi nga komunat që të vazhdojnë të punojnë në respektim të masave të cilat janë fuqi. Ai poashtu tregoi që është duke u bërë një vlerësim i përgjithshëm i situatës epidemiologjike në vend, të cilën janë duke e bërë së bashku me ekspertët shëndetësorë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe për cfarëdo ndryshim të masave që mund të ketë do ta bëjnë në bashkëpunim me Komunat.
Në anën tjetër, Kryetarët e Komunave në këtë takim u shprehen të gatshëm që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe koordinimin sa më të mirë me Ministrinë e Shëndetësisë rreth procesit të fillimit të vaksinimit por dhe sfidave të tjera me të cilat janë duke u ballafaquar komunat.
Në këtë takim Kryetarët e Komunave kanë adresuar disa probleme me të cilat janë duke u ballafaquar në komuna e që janë, mungesa e stafit shëndetësor, problemet me furnizim me barna nga listat esenciale si dhe probleme të natyrave të ngjashme të cilat i kërkuan nga ministri që të adresohen sa më parë nga ana e ministrisë.
Në fund të këtij takimi i’u kërkua Ministrit Vitia, që të shqyrtohet kërkesa e bërë nga komunat për një sasi të testeve rapide prej 100,000 teste e cila është adresuar nga komunat dhe presim të kemi një përgjigje nga ana e Ministrisë.