×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Si u ndryshua pika e marrëveshjes ku bëhet fjalë për shfrytëzimin e Liqenit të Ujmanit

    Reporteri
    06 Shtator 2020 | 16:25

    Njëra ndër pikat për të cilat është diskutuar më së shumti rreth marrëveshjes Kosovë – Serbi për normalizim ekonomik ka qenë pika ku flitet për shfrytëzimin e Liqenit të Ujmanit. Por si ndryshoi kjo pikë me këmbënguljen e delegacionit të Kosovës?


    Në një draft të siguruar, shkruhet: “Të dyja palët do ta ndajnë Liqenin e Gazivodës si burim i besueshëm për furnizim me ujë dhe energji”, shkruan Gazeta Express.

    Sidoqoftë, në marrëveshjen përfundimtare, kjo pikë u modifikuar dhe tash thuhet: “Të dy palët do të bien dakord të punojnë me Departamentin e Energjisë në SHBA dhe subjekte të tjera të qeverisë së SHBA-ve në një studim të fizibilitetit për qëllimet e ndarjes së Liqenit së Gazivodës/Ujmanit, si burim i besueshëm i ujit dhe energjisë.”

    Kreu partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, njëherësh pjesë e koalicionit qeverisës në vend, disa ditë më parë i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, që në marrëveshjen që pritet të nënshkruhet pas pak në Shtëpinë e Bardhë në Ëashington midis Kosovës dhe Serbisë, të mos përfshihet Liqeni i Ujmanit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!