Anëtari i kryesisë së PDK’së, Abelard Tahiri, ka konsideruar se ka pasur persona të angazhuar për vjetërsimin e lëndës së kandidatit për deputet nga radhët e VV’së, Armend Muja, në gjykatë.
Tahiri, në emisionin ‘Pressing’ në T7, ka thënë se në vend se të ishte në listën e Vetëvendosjes, ai duhet të ishte në burg. Muja u pati akuzuar përmarrje të ryshfetit në vazhdim dhe bashkëkryerje për akreditim të një kolegji.
”Armend Muja, nuk ka qenë asnjëherë pjesë e PDK’së, nuk i kemi jepë shancë me kanë pjesë. Ai duhet me vujtë denimin, atij iu është mundësuar vjetërsimit të lëndës. Ai është një abuzues, keqpërdorues i pushtetit të PDK’së, sot nuk duhej të ishte në listë, ai duhej të ishte në burg”, ka deklaruar Tahiri.
“Unë kom kërku që në Kod të Procedurës Penale me u zgjatë parashkrimi i veprave penale, pikërisht që këta njerëz mos me shpëtu”, ka deklaruar tutje ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.