Anëtari i PDK’së, Abelard Tahiri, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se partia e tij po hyn në zgjedhje për të fituar.
Ai ka thënë se nuk do të dëshironte kurrë bashkëpunim me VV’në.
“Ne si parti nuk kemi asnjëherë vija të kuqe për asnjë parti. Asnjëherë nuk kemi pasur. Por asnjëherë nuk do të bëja koalicion me VV’në”, tha ai.
Tutje ai tregoi edhe arsyet se pse nuk është pro një koalicioni me këtë subjekt.
“Jemi dy parti që dallojmë shumë me njëra tjetrën. Mendojmë kundër njëra tjetër. Ne mendojmë se ata janë e keqja e Kosovës ndërsa ne e mira. Dallojmë edhe në programe. Kemi kundërshti të mëdha. Do të duhej një vit që të krijojmë një program të përbashkët. Kemi botëkuptime të ndryshme për arsimin, ekonominë zhvillimin e gjithçka. Në parim jemi kundër një qeverisje të përbashkët me VV’në”, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.