×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Takohet edhe Mustafa me delegacionin francezo-gjermanë

    Reporteri
    03 Qershor 2019 | 12:59

    Pas takimit që pati presidenti i Kosovës me delegacionin gjermano-francez, ky delegacion në orën 13:00 pritet që të takohet edhe me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën.


    Sipas burimeve të Express, delegacioni gjermano-francez pas takimit me delegacionin kosovarë në një takim ndaras do ta takojë të parin e LDK’së, Isa Mustafën.

    E ndërkohë në takimin e presidentin, ky delegacion ka folur për takimin e Parisit, derisa është folur edhe për vazhdimin e dialogut, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian, shkruan Gazeta Express.

    Pas takimit me Thaçin, delegacioni ka vazhduar në Qeveri aty ku po takohen me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

    Gjatë ditës është paraparë edhe takimi me kryeparlamentarin Kadri Veseli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!