Mëngjesin e sotëm kanë humbur jetën dy persona si pasojë e infektimit nga coronavirus. Mirëpo, ata vuanin nga sëmundje të tjera.
Sic ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, pacienti nga Prishtina që vdiq në orën 03:00, vuante nga sëmundja “Diabetes Mellitus tip 2, sy hepatorenale”.
Ndërkaq, pacienti i dytë që vdiq në orën 07:10, është nga Prizreni dhe vuante nga “Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica”, shkruan Reporteri.net.
Me këto dy vdekje, numri i viktimave nga coronavirus në Kosovë shkon në 3, duke mos përfshirë edhe një person të vdekur nga veriu, i cili humbi betejën me coronavirusin duke u mjekuar në Nish.
Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme numri i të infektuarve ka arritur në 145, nga ta 23 persona janë shëruar.
Ekspertët po njoftojnë se java që kemi hyrë është vendimtare për COVID 19, andaj kanë bërë thirrje që të respektohen masat./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.