×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Thyhen zyret e PDK-së në Vushtrri

    Reporteri
    03 Shkurt 2021 | 12:37

    Zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Vushtrri, është plaçkitur mëngjesin e së mërkurës.


    Dyshohet se nga zyret e PDK-së në Vushtrri, është vjedhur një televizor.

    Se ka ndodhur një vjedhje në zyret e PDK-së e ka konfirmuar edhe Xhevahire Izmaku e cila ka deklaruar për Reporteri.net se është thyer një zyre që është hapur nga rinia për fushatë.

    Kemi tentuar të marrin edhe një përgjigje edhe nga Menduh Abazi kandidat i PDK-së për deputet i cili ka hapur këtë zyrë, por i njëjti nuk ka hapur telefonin.

    Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

    “Sot rreth orës 10:40, në Stacionin Policor në Vushtrri, është raportuar një rast “vjedhje e rëndë ” i ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatësve”, ka deklaruar Zahiti për Reporteri.net.

    Kujtojmë se sot është hapur fushata zgjedhor e cila do të zgjasë deri më 12 shkurt. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!