Drejtori i Policisë së Kosovës (U.d.), Samedin Mehmedi është duke raportuar para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Deputetja Ganimete Musliu është ajo që më së shumti i ka shtruar pyetje u.d.drejtorit Mehmedi, duke e pyetur si ka ardhur në këtë pozitë, çka ky i fundit i tregoi hollësisht pozitat që ka mbajtur nga viti 200 në polici, më pas e ka pyetur edhe për dhunën në familje, vjedhjet, për refugjatët në Kosovë e çështje tjera.
Ndërsa u.d. i drejtorit të policisë përgjigjej në pyetje kohë pas kohe disa nga deputetët nuk ishin të interesuar fare ta dëgjonin se çfarë po përgjigjet.
Dy prej tyre ishin, Elmi Reçica nga PDK-ja dhe Mefail Bajçinovci nga Vetëvendosje që shikonin telefonin e tyre, shkruan Reporteri.net.
Drejtori i u.d. Ai ka treguar se gjatë këtij viti kishte raste të shumta të dhunës në familje. Mehmedi pretendon se pandemia ishte njëra prej shkaktarëve që rriti numrin e dhunës në familje.
“110 raste më shumë janë këtë vit se herën e kaluar. Ndikim kishte pandemia. Ajo cka dua të them, faktqesisht themi se pandemia ka pas një ndikim”, është shprehur ai.
Ndryshe, drejtori përmendi se nga fillimi i pandemisë e deri më tani, institucioni i sigurisë ka dhënë mbi 23 mijë vërejtje për qytetarët e Republikës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.