×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Valdete Idrizi për vizitën e Kurtit në Veri: I rrezikoi banorët

    Reporteri
    01 Shkurt 2021 | 18:33

    Valdete Idrizi nga Partia Demokratike e Kosovës e ka quajtur veprim të pamatur vizitën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe të ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmanit, në Mitrovicën Veriore.


    “Kemi pa shumë herë që Kurti është krekosur, kemi parë video të shumta kur thotë: shkoni në veri. E në këtë mënyrë me shku tash në parafushatë edhe duke e keqpërdorë institucionin më të lartë të vendit, me shku në mënyrën qysh ka shku edhe me e poshtëru edhe vetë institucionin, me të vërtetë nuk i ka pasë hije”, ka thënë Osmani në Info Magazine të Klan Kosovës.

    “Osht poshtëru sepse ju e keni pa se si kanë ikë. Me qenë institucioni më i lartë i shtetit, i ushtrueses së detyrës së presidentit, me e sjellë në atë situatë që të largohet në atë mënyrë, nuk ish dashtë në atë formë me shku fare”.

    “Ky ka qenë puro provokim i madh. Po e them i rrezikshëm sepse i ka rreziku edhe banorët atje. Me nxitë incident edhe trazira pa pikë nevojë në këtë kohë në fushatë me kriju gjendje të jashtëzakonshme, me të vërtetë ka qenë veprim i pamatur. Sepse sovraniteti, shtrirja e rendit kushtetutës shkurt është cenu”.

    Osmani nuk u pajtua me mënyrën si Kurti ka shkuar në Mitrovicën Veriore, duke e përmendur mënyrën se si ish-presidenti Hashim Thaçi kishte realizuar një vizitë të tillë.

    “Nuk o dashtë në atë mënyrë që as të rrezikojë sepse ata e kanë ditë shumë mirë, nuk mund të dalin shumë lirshëm”.

    Për më tepër, Osmani mohoi kategorikisht që partia e saj e ka pasur informacionin që Kurti do ta realizojë një vizitë të tillë, madje e ka quajtur skandaloze deklaratën se kjo arti e ka penguar këtë vizitë.

    “Absolutisht s’e kemi pasë informacionin. Unë jam duke e gjykuar mënyrën”, ka thënë Osmani.

    “Një deklaratë e tillë që PDK-ja po e pengon në veri me të vërtetë është skandaloze”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!