×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Valdete Idrizi premton se si deputete e ardhshme do të punojë pareshtur për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 18:19

    Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Valdete Idrizi është takuar sot me Bajram Qerkini, kryetar i shoqatës “Zëri i Prindërve”, me të cilin ka biseduar për bashkëpunim për ndriçimin e fatit të personave të pagjetur gjatë kohës së luftës në Kosovë.


    Idrizi me këtë rast ka premtuar se si deputete e ardhshme e Kuvendit të Kosovës do të bashkëpunojë me familjarët e personave të pagjetur për zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre.

    “Unë i premtova bacës Bajram që kurrë nuk do të rresht së punuari, bashkë me te dhe me gjithë familjarët e tjerë, derisa të arrihet paqja e qëndrueshme”, ka shkruar Idrizi në një postim në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Sot, vizitova bacën Bajram në shoqatën “Zëri i Prindërve”, dhe si zakonisht pas takimit me te, në ambientin me dëshmitë e krimeve të luftës, mbeta pa fjalë me energjinë e tij dhe vullnetin për të punuar me të gjithë, derisa të gjinden të gjithë të pagjeturit.

    Nuk do të ketë paqe të qëndrueshme pa ballafaqim si duhet me të kaluarën, pa drejtësi për të gjitha krimet e kryera dhe pa zbardhjen e së vërtetës. Viktimat kanë identitet. Edhe kriminelët kanë identitet. Edhe sistemi i shtetit serb që ka kryer krimet ka identitet, prandaj duhet punuar pandalur që personat përgjegjës të dalin para drejtësisë; qytetarët tanë ta gëzojnë dinjitetin e mohuar!

    Unë i premtova bacës Bajram që kurrë nuk do të rresht së punuari, bashkë me te dhe me gjithë familjarët e tjerë, derisa të arrihet paqja e qëndrueshme.
    Liria ka emër!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!