Valon Berisha po kalon momente të mira te Reims
Mesfushori kosovar ka zënë një vend në formacionin startues, derisa është shndërruar tani në një futbollist të pazëvendësueshëm, shkruan Reporteri.net
Reims sot luajti baras 4-4 me Lens në udhëtim, në një ndeshje ku për 90 minuta në fushë ishte Berisha.
Valoni madje dhuroi një asist fenomenal ku pasoi topin për mrekulli te Dia në golin e dytë të Reims që u shënua në minutën e 54-të.
Ky ishte asisti i dytë në këtë edicion për Valon Berishën, derisa skuadra e tij, Reims zë vendin e 16-të me 9 pikë pas 10 xhirove të zhvilluara në Ligue 1. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.