×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Vdes një person nga aksidenti i djeshëm në rrugën Prishtinë-Lipjan

    Reporteri
    30 Gusht 2020 | 14:43

    Një vetaksident ka ndodhur dje pasdite në autostradën “Arber Xhaferi”, konkretisht në mes Lipjanit dhe Prishtinës, ku si pasojë një person ka vdekur.


    Sipas Policisë, është shkaktuar një aksident trafiku e i involvuar vetëm një veturë me ngasës mashkull kosovar.

    “Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër meshkuj kosovarë, dy të lënduar rëndë dhe dy të lënduar lehtë. Të gjithë të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK. Rreth orës 00:10 është konfirmuar se njëri nga viktimat ka ndërruar jetë dhe është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!