Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, njëherësh edhe pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të subjektit politik ‘Vetëvendosje’, ka insistuar se kreu i kësaj politike, Albin Kurti, do të bëhet kryeministër.
Osmani, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se ndryshimi ndodhë me anë të guximit, teksa ka përmendur edhe “ndëshkimin politik”.
“Më 14 shkurt me kurajo dhe guxim, e me vullnetin tuaj, Albin Kurti do të jetë kryeministër!”, ka thënë ndër të tjera ajo.
Reagimi i u.d. të presidentit vjen pas vendimit të Gjykatës Supreme për mos-certifikimin e Kurtit nga Gjykata Supreme, pasi partia e tij kishte dërguar ankesë pas PZAP-së. Nga kjo parti, garimi iu është lejuar nga Supremja Liburn Aliut dhe Labinotë Demi-Murtezit.
Osmani është kritikuar për qasjen e saj karshi kryetares së KQZ-së, Valdete Dakës, të cilën e kërcënoi me shkarkim në rast se “cënohet integriteti i Komisionit”.
.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.