×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Vjosa Osmani e pranon: Kam pasur paragjykime për Albin Kurtin

    Reporteri
    05 Shkurt 2021 | 22:18

    Kandidatja e Vetëvendosjes për presidente, Vjosa Osmani ka thënë se ajo ka pasur paragjykime më herët për liderin e kësaj partie Albin Kurti, shkruan Reporteri.net.


    Osmani kur është pyetur për deklaratat kundër Kurtit që i pati dhënë në zgjedhjet e kaluara ka thënë se ka pasur paragjykime dhe se ato ishin nxitur nga LDK-ja.

    “Për një kohë të gjatë kam qenë me njerëz që kanë konstruktuar storie të tilla për z. Kurti. Nuk kam pasur ndonjë kontakt që ta njihja z. Kurti. Kam pasur paragjykime të shumta duke u bazuar në ato konstruksione që bëheshin për z.Kurti”, tha Osmani në Klan Kosova.

    Osmani tha se tash ka arritur ta njohë Kurtin dhe qëllimet e tij të mira për Kosovën.

    “Unë kam arritur ta njoh dhe ta kuptojë për së afërmi qëllimin e tij të mirë dhe natyrshëm nëse janë thënë gjëra të ashpra kanë qenë të ndikuara nga konstruksionet që janë ndërtuar për vite të tëra, realiteti është i kundërt nga ato konstruksione. Kam qenë e nxitur edhe nga akuzat që më bëheshin mua se do të shkojë në koalicion më PDK por atëherë e shihja veten garanci për ndalimin e një koalicioni të tillë. Po e sqaroj çfarëdo parashikimi që e kam pasur sepse njihemi më mirë nuk e kam, e ka dëshmuar para meje e qytetarëve se e do më të mirën për këtë vend dhe në asnjë moment nuk dorëzohet para trysnive dhe pengesave”, tha Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!