Zyrtarisht ka nisur fushata zgjedhore për kandidatët partiakë të cilët garojnë për një ulëse në Kuvendin e Kosovës, në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, duket që për shkak të pandemisë, nuk ka pasur ndonjë organizim të veçantë ku liderët e subjekteve do t’ju drejtoheshin masës me mesazhe.
Disa votues të Lëvizjes Vetëvendosje në mërgatë, nuk kanë përfillur ligjin, duke fotografuar fletëvotimin dhe publikuar ato në rrjete sociale.
Fotografitë janë hedhur në grupin “Me Kryeministrin”.
Në muajin qershor të 2017’ës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nxori vendimin për ndalimin e fotografimit të votës.
Bazuar në praktikat e mëparshme, personat të cilat kanë fotografuar votën janë përballur me ligjin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.