×
  • Lajme
  • Pa kategori

    VV angazhon mbi 8 mijë persona në “mbrojtje të votës” për zgjedhjet e 14 shkurtit

    Reporteri
    06 Shkurt 2021 | 10:58

    Më 14 shkurt do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Në këtë ditë Vetëvendosje do të ketë 2 mijë e 500 komisionerë dhe 6 mijë vëzhgues në çdo vend ku votohet dhe ku numërohen votat.


    Nëpërmjet një postimi në faqen e tyre në “Facebook”, Lëvizja Vetëvendosje ka shkruar se vëzhguesit e huaj, mediat por edhe gjithë qytetarët janë të gatshëm për të ndihmuar që të mos vidhet asnjë votë.

    Ndër tjerash thuhet edhe se Vetëvendosje është subjekti që ka vendosur standardin e mbrojtjes aktive të votës përballë çdo manipuluesi.

    Aktivistët më të përgatitur në të gjitha aspektet do të jenë në ditën e zgjedhjeve të ngarkuar me mbrojtjen e votës.

    “Një trupë e mirorganizuar dhe e trajnuar, me 2500 komisionerë dhe me 6000 vëzhgues, do të jenë në çdo vend ku votohen e numërohen votat. Edhe vëzhguesit e huaj, mediat, por edhe gjithë qytetarët, kësaj radhe do të jenë të gatshëm për të ndihmuar që asnjë votë të mos vidhet. Lëvizja VETËVENDOSJE! është subjekti që ka vendosur standardin e mbrojtjes aktive të votës përballë çdo manipuluesi”, thuhet në shkrimin e VV.

    Tutje potencohet se asgjë nuk i është lënë rastësisë dhe se 14 shkurti do të jetë një ditë e madhe e një fitoreje të jashtëzakonshme.

    “Lëvizja gjithnjë ka qenë në mbrojtje të votës së lirë, pa patur parasysh se për cilin subjekt ka qenë ajo votë. E tash kur ndryshimi pritet të jetë kaq i madh, edhe më të sigurta e të garantuara do të jenë votat e të gjithë qytetarëve. Asgjë nuk i është lënë rastësisë, sepse do të jetë një ditë e madhe e një fitoreje të jashtëzakonshme”, shkruhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!