Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për herë të parë pasi edhe Gjykata Supreme ia ndaloi Albin Kurtit kandidimin për zgjedhjet e 14 shkurtit
Vetëvendosje në faqen e tyre zyrtare në Facebook ka bërë të ditur se ata do të garojnë me 110 deputetë në listë, shkruan Reporteri.net
Ky është postimi i plotë:
E pamë vendimin e fundit të Gjykatës Supreme. Ky vendim i kundërvihej aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Zgjedhjet do të mbahen më 14 shkurt, ndonëse ka përpjekje për pamundësimin e tyre. Ankesa në Gjykatën Kushtetuese do t’u jepte shpresë këtyre përpjekjeve. Lista jonë me 110 kandidatë garon në referendumin e 14 shkurtit. Vazhdojmë me aktivitetet tona drejt fitores plebishitare.
Ndryshe, sot Gjykata Supreme përveç Albin Kurtit kandidimin ia ndaloi edhe Albulena Haxhiut, derisa u lejuan Liburn Aliut dhe Labinotë Demirit. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.