×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Zemaj sërish i thyen rregullat anti-Covid, bën fushatë në një odë me afër 30 persona

    Reporteri
    31 Janar 2021 | 23:06

    Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, e quajti gabim tubimin në një lokal në Deçan para disa ditësh, ku shihej qartë se nuk resepktoheshin masat anti-Covid.


    “Nuk është shembull i mirë, absolutisht, nuk është shembull i mirë. Ishte gabim, ajo çka bëra, ishte gabim”, tha Zemaj.

    Por vetëm dy ditë pas kësaj deklarate, Zemaj sërish ka shkelur rregullat anti-Covid, ku shihet se është mbledhur në një odë ku shihen të mbledhur rreth 30 persona, shkruan Reporteri.net.

    Në këtë tubim shihet se shumica e personave kanë maska, por që nuk respektohet fare distanca, kurse numri i personave të mbledhur është shumë më shumë se lejohet.

    “Isniqi si gjithmonë i djathtë, LDK dhe Rugovian! Vazhdojmë”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!