Zyrtarja Ligjore në Arkivin e Sekretariatit të KQZ-së, ( emër i njohur për redaksinë) dy ditë më parë ishte kërcënuar nga anëtari i KQZ-së Alim Rama, i cili vjen nga Vetëvendosje.
Ajo në ankesën e saj drejtuar Kryeshefit ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka thënë se Rama i kishte kërkuar që të ja jepte kërkesën e dërguar në Këshill Prokurorial në lidhje me personat që kanë të drejtë të marrin pjesë në lista zgjedhore, por se ajo i kishte thënë se këtë duhej ta bënte në formë zyrtare përmes emailit apo në forma të ndryshme përmes udhëheqësve në SKQZ.
Pa këtij momenti ajo rrëfen se si Rama kishte filluar me kërcënime.
“Unë kam me kall këtë zyrë, nëse nuk mi jepni dokumentet.. Kam me jav nxi jetën më shumë në këtë institucion…”, ka shkruar ajo në ankesën e dorëzuar drejt Ahmetaj.
Ajo ka thënë tutje se nëse vazhdon ky presion psikik ndaj saj nuk do të mundet ta ushtroj detyrën e saj.
Ankesa e saj e plotë e siguruar nga IndeksOnline:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.