×
  • Lajme
  • Lajme / E FUNDIT

    Përfaqësues të Listës Serbe arrijnë në Prishtinë, takohen me ambasadorët e Quint-it

    Reporteri
    31 Gusht 2024 | 13:24

    Një delegacion i Listës Serbe ka mbërritur në Prishtinë për një takim me ambasadorë të shteteve të Quint-it dhe përfaqësuesit e BE-së në Kosovë.

    Siç raportojnë mediat serbe, takimi po mbahet në Shtëpinë Evropiane në Prishtinë.

    Pjesë e delegacionit janë kryetari i partisë, Zllatan Ellek, nënkryetari Dragisha Milloviq dhe Igor Simiq.

    Ky takim vjen pas aksionit që dje në orët e pasdites Policia e Kosovës zhvilloi në veri të vendit ku mbylli pesë objekte të komunave ilegale. Policia e Kosovës ka njoftuar se aksioni është realizuar bazuar në kërkesën e Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet përkatëse të Kosovës dhe organeve të drejtësisë.

    Policia e Kosovës në njoftimin e saj tha se “Qëllimi i operacionit policor është vendosja e rendit dhe ligjshmërisë dhe ndërprerja e aktiviteteve në pesë objekte të cilat janë shfrytëzuar në cilësi të komunave ilegale, e të cilat janë në kundërshtim me rendin juridik kushtetues”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

    Por zhvillimi i këtij aksioni zhgënjeu tej mase aleatët ndërkombëtarë, ku reaguan Ambasada e SHBA-së në KosovëGjermanisë, Britanisë të Madhe, e Francës si dhe Zyra e BE-së në Kosovë.

    Reagim të ashpër bëri edhe ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, i cili se e mbështet deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë dhe i bëri thirrje urgjente kryeministrit Albin Kurti që t’i ndalë veprimet e pakoordinuara me miqtë ndërkombëtar. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!