Lidhja Demokratike e Kosovës, në Viti, mbajti sot tubim, ku të pranishëm ishin kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kandidati për kryetar të komunës, njëherësh kryetar aktual, Sokol Haliti, bashkë me anëtarë, struktura, simpatizantë si dhe qytetarë të kësaj komune.
Lumir Abdixhiku, në fjalën e tij, tha se në Vitinë e bukur, ndryshimi ka nisur me Sokolin dhe mund të vazhdojë vetëm me të.
“Dora e qeverisjes së mirë në Viti ka prekur të gjitha shtresat shoqërore, të rinjtë e të rejat, gratë e të moshuarit, fermerët e bujqit, mësuesit e mjekët, ndërmarrësit e tregtarët, sportistët e artistët. Sokoli duke punuar për të gjithë, me të drejtë ka arritur që të shndërrohet në një kryetar që pranohet nga të gjithë pa dallim”, theksoi Andixhiku para të pranishmëve.
Bekim
Abdixhiku, para të pranishmëve tha se është i bindur që kështu të bashkuar do të festojnë edhe më 14 nëntor, sepse, sipas tij, atë ditë do të kompletohet fitorja e madhe, me Sokol Halitin kryetar edhe për katër vite.
“Sokoli jonë, kryetari juaj, me punën e tij të mirë na ka bërë krenar të gjithëve, sepse rezultatet e punës së tij i kanë ndjerë të gjithë pa përjashtim”, theksoi Abdixhiku.