×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Gjini për Kusari-Lilën: Qytetarët e njohin, e dinë çka presin prej saj

    Reporteri
    08 Tetor 2021 | 22:15

    Ardian Gjini, kandidat i AAK’së për kryetar të Gjakovës pret që të jetë edhe katër vjet në krye të kësaj komune.

    Ndërkohë në Pressing në T7, ai ka folur edhe për Mimoza Kusari-Lilën, kandidate e VV’së.

    “Në Gjakovë e kanë provuar, e dinë saktë se çka është përmbajtja. Një herë u kanë një etiketë, herën e dytë një etiketë, herën e tretë një etiketë, por e dinë se çka është. Ndërroja etiketën sa të duash. Sikur të kish pas kandidat tjetër me etiketë të Vetëvendosjes ndoshta thonë po e provojmë se kjo etiketa po më pëlqen. Por tash janë të sigurt se çka ka në brendi, njëjtë është edhe në Mitrovicë po besoj’, tha Gjini.

    “E dinë, nuk mundet ndërrimi i etiketës me iu ndërruar mendjen njerëzve se çfarë është një kandidat për kryetar komune. Ata e dinë. Ndërrimi i tiketës nuk e bën diferencën’, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!