Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Gjakovës, që njëherësh edhe kryetar aktual Ardian Gjini e ka vazhduar edhe sot fushatën për zgjedhjet e 17 tetorit.
Gjini ka vizituar sot fshatrat Dobrosh, Pacaj e Sheremetaj. Ai ka folur me banorët e këtyre fshatrave për nevojat që kanë dhe u ka premtuat investime në katër vitet e ardhshme.
“Vizitova fshatrat Dobrosh, Pacaj dhe Sheremetaj, ku i takova dhe bisedova me banorët lidhur me nevojat që ka kjo anë. Investimet e bëra anekënd Gjakovës do të vazhdojnë edhe më fuqishëm në katër vitet e ardhshme.”, ka thënë Gjini.
Gjini gjatë ditës ka vizituar edhe kompainnë “Creative”.
Ai ka thënë se në kompanitë në Gjakovë punohet dhe eksportohet me vlera milionëshe.
“Ndoshta duket ndryshe besoni që sic kam thënë se ata që e kanë filluar me zell e vullnet arrijnë të bëjnë mrekullira.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.