×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Kronika zgjedhore: Kurti në Prizren, Haradinaj në ‘lule’ të Dukagjinit, Krasniqi e Abdixhiku askund

    Reporteri
    22 Shtator 2021 | 23:37

    Partitë politike kanë vazhduar fushatën për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.


    Meqë fushata po zhvillohet në kushte pandemie, pjesa më e madhe e saj po bëhet nëpër platforma online.

    Por ka edhe nga liderët e partive që po dalin edhe fizikisht në fushatë.

    Kështu të mërkurën, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sonte ka qenë Prizren që të bëjë fushatë në dobi të kryetarit Mytaher Haskuka.

    Kurti në Prizren ka thënë se ndryshimin politik të realizuar para katër vjetëve duhet ta vazhdojmë.

    Ai madje tha se në vitin e ardhshëm qeveria e tij do ta favorizojë Prizrenin në miratim të buxhetit.

    “Në vitin e ardhshëm Qeveria për herë të parë do të nënshkruajë buxhet të shtetit në përputhje me programin qeveritar. Në vitin e ardhshëm, programi qeveritar dhe buxheti i Republikës do të jenë në përputhje, andaj do të bëjmë më shumë dhe më mirë për qytetarët, përfshirë këtu edhe Prizrenin”, ka thënë Kurti, transmeton Besa.

    Në këtë ditë nuk janë parë në ndonjë aktivitet zgjedhor kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

    Kurse, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka dhënë mbështeje kandidatrit të kësaj partie për kryetar të Pejës , Rrustem Berisha.

    Ramush Haradinaj përmes një video deklarate nga Peja, iu është drejtuar qytetarëve të kësaj komune për zgjedhjet e 17 tetorit.

    Haradinaj ka thënë se nga Peja, Aleanca ka nisur shumë projekte të mëdha për Pejën e Kosovën, të cilat janë përmbyllur me sukses, duke qenë i bindur se nga 17 tetori, “do të fillojmë me suksese të reja në Pejë e Kosovë”.

    Haradinaj tha se kandidatin për kryetar të Pejës, Rrustem Berisha e njeh prej shumë detyrave që ka kryer, e së fundmi edhe nga detyra e shenjtë për krijimin e Ushtrisë së Kosovës. “Nën udhëheqjen e kryetarit tonë, Gjeneralit Berisha, Peja do të jetë storie e suksesit” – tha Haradinaj, duke shtuar se “Peja nuk do të jetë vetëm lule e Dukagjini, por lule e të gjithë shqiptarëve”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!