Voton Esat Raci, u bën thirrje klinasve që të votojnë me përgjegjësi për të ardhmen e Klinës

Kandidati i PDK-së për kryetar të Klinës, Esat Raci, së bashku me familjen e tij kanë votuar në qendrën e votimit të fshatit të tyre në Jashanicë të Klinës.

Raci u ka bërë thirrje qytetarëve të Klinës që të dalin dhe të votojnë me përgjegjësi për veten, për familjen, për brezat e rinj, shoqërinë dhe gjithë Klinën.

“Ne e përmbushëm obligimin si qytetarë dhe u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Klinës, që të dalin dhe të votojnë. Kjo është ditë shumë e rëndësishme për demokracinë dhe të ardhmen e Klinës.

Dilni dhe votoni me përgjegjësi për veten, për familjen, për brezat e rinj, shoqërinë dhe Klinën tonë”, ka shkruar Raci.