Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama i është kundërpërgjigjur atij të Vetëvendosjes, Arben Vitia i cili i tha se është mangësi që nuk është politikan.
Rama i tha Vitisë se ai do të qeverisë në Prishtinë për 8 vjet dhe se me çështjet politike të LDK-së do të merret, Lumir Abdixhiku, shkruan Reporteri.net
“Unë kam përparësi sepse jam i profesionit, jam arkitekt, urbanist. Z. Abdixhiku merret me aspektin politik e unë me problemet e Prishtinës. Jo vetëm gjashtë muaj por qe 16 vite merrem me problemet urbane të Prishtinës dhe kam dhënë zgjidhje të njëpasnjëshme edhe në Qeverisjen e Shpend Ahmetit pjesë e së cilës ke qenë. Unë dua të fokusohem në zgjidhjen e problemeve të Prishtinës. Unë kam përparësi. Ju jeni i stresuar. VV nuk ka pasur kënd ta kandidojë për Prishtinë dhe ju ka sjellë juve, ju ka larguar nga ministria. Po më dhimbseni që jeni në këtë situatë por zgjidhja për Prishtinën jam unë”, tha Rama në Rubikon.
Kurse Vitia e ka falënderuar Ramën për kujdesin.
“Faleminderit për shqetësimin”, tha Vitia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.