×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Shala i LDK-së premton punësimin e personave të verbër në institucionet komunale në Gjakovë

    Reporteri
    08 Tetor 2021 | 20:34

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjakovës, Teki Shala ka vazhduar takimet me qytetarët për të shpalosur programin e tij qeverisës.

    Shala gjatë ditës ka vizituar Iniciativën e Pavarur të të Verbërve në Gjakovë.

    Në këtë takim Shala ka thënë se ka biseduar për sfidat, kërkesat dhe aktivitetet e kësaj iniciative.

    Ai është zotuar se në mandatin e tij do të punësojë personat e verbër në inctitucionet publike.

    “Sot vizituam Iniciativën e Pavarur të të Verbërve – Gjakovë me të cilët bashkëbiseduam për sfidat, kërkesat dhe aktivitetet e kësaj iniciative, me ç’rast zotohemi se nën udhëheqjen tonë me komunën e Gjakovës ne do të mundësojmë punësimin e të verbërve në institucionet publike sipas kritereve ligjore, do kujdesemi që të krijojmë shtigje rrugore të përshtatshme për ecjen e këtyre personave, do të subvencionojmë shoqatën e të verbërve si dhe në bazë të kritereve ligjore do i lirojmë nga pagesa e tatimit në pronë.”, ka thënë Shala.

    Gjithashtu Shala ka takuar edhe kandidatët e kësaj partie për Asamblenë e Gjakovës.

    “Në takim mobilizues me kandidatët për Kuvendin Komunal të LDK-së në Gjakovë që java e fundit e fushatës zgjedhore të kulmojë me mesazh tek secili qytetar i komunës se çka ofron LDK për Gjakovën, pse duhemi të votohemi dhe pse duhet të udhëheqim me komunën.”, ka thënë Shala.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!