×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Shala i LDK-së takon banorët e Rogovës, flasin për problemet me të cilat ata përballen

    Reporteri
    28 Shtator 2021 | 22:05

    Kandidati nga radhët e LDK-së për kryetar të Gjakovës, Teki Shala po vazhdon fushatën e tij për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.


    Gjatë ditës së sotme ai ka vazhduar fushatën e tij me një takim me bashkë fshatarët e Rogovës, ku aty biseduan rreth programit të LDK-së për bujqësi në Gjakovë, shkruan Reporteri.net.

    Pas këtij takimi, kandidati i LDK-së për kryetar të Gjakovës, Teki Shala vizitoi edhe Urën e Rogovës, e që sipas tij dora e shtetit duhet të veprojë sa më shpejtë në evitimin e gjendjes së saj.

    “Sot vizituam edhe Urën e Rogovës e cila dita ditës po bëhet më e rrezikshme për rogovasit. Dora e shtetit duhet të veprojë sa më shpejt në evitimin e kësaj gjendje që ka ura”, ka shkruar Shala në Facebook.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!