×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Sot nis votimi nga diaspora për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

    Reporteri
    29 Tetor 2021 | 9:43
    Foto ilustruese

    Sot do të nisë periudha e votimit përmes postës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për komunat që janë në balotazh.

    Votimi përmes potës do të fillojë sot e do të zgjasë deri më 12 nëntor, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale numri i qytetarëve që kishin arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës ishte 15 mijë e 532 votues, kurse KQZ kishte pranuar 9 mijë e 610 zarfe me vota.

    Në të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), bëhet e ditur se në 15 komuna kryesojnë kandidatët e LVV-së (Prishtinë, Prizren, Gjilan, Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë, Podujevë, Fushë Kosovë, Obiliq, Kamenicë, Shtime, Drenas, Malishevë, Vushtrri, Kaçanik).

    Në 7 komuna më shumë vota nga diaspora kanë kandidatët e LDK-së (Pejë, Istog, Dragash, Junik, Suharekë, Lipjan, Novobërdë).

    Në 3 komuna prijnë kandidatët e PDK-së (Viti, Skenderaj, Hani i Elezit).

    Edhe kandidatët e AAK-së janë të parët në 3 komuna (Rahovec, Deçan, Klinë).
    Ndryshe, fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët që do të garojnë në raundin e dytë, do të jetë 5 ditore, do të fillojë më 8 nëntor dhe do të përfundojë më 12 nëntor.
    Në balotazh janë 21 komuna. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!