×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Teki Shala i LDK-së premton renovimin e urës së dëmtuar në fshatin Rogovë, që po rrezikon kalimtarët

    Reporteri
    13 Tetor 2021 | 22:31

    Kandidati për kryetar të komunës së Gjakovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Teki Shala ka thënë se njëri prej prioriteteve të tij është renovimi i urës në fshatin Rogovë, e cila është dëmtuar nga reshjet dhe që sipas tij paraqet rrezik për qytetarët.

    Nëpërmjet një video adresimi, Shala ka thënë se nga ekspertët e Ministrisë së Infrastrukturës, është ndaluar kalimi mbi atë urë.

    “Kjo urë është dëmtuar nga të reshurat atmosferike të vitit të kaluar. Deri më sot, Qeveria qendrore e as ajo komunale nuk kanë ndërmarrë asnjë masë që ta rinovojë këtë urë. Dihet se ekspertët e Ministrisë së Infrastrukturës e kanë ndaluar për qarkullim për automjete dhe për individë. Për ne do të jetë prioritet kryesor i Qeverisjes, në bashkëpunim me Ministrinë, për shkak se ky projekt kushton mbi 3.5 milionë euro.”, tha Shala.

    Ai tha se ndërtimi i kësaj ure duhet të bëhet sa më shpejt meqë po rrezikohen qytetarët.

    “Ne në bashkëpunim me qeverinë do të insistojmë që kjo urë të rinovohet sa më shpejt të jetë e mundur për shkak se lëvizja e qytetarëve është shumë e kufizuar dhe shumë e rrezikshme mbi këtë urë.”, shtoi Shala.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!