Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjakovës, Teki Shala ka vazhduar fushatën e tij për zgjedhjet e 17 tetorit.
Shala gjatë ditës së sotme në orët e paradites ka takuar banorët e fshatit Shishmon, ku tha se do të angazhohet për ndërtimin e kolektorit në lumin Ernik, shkruan Reporteri.net
Ai u takua sot edhe me banorët e fshatit Molliq, ku u zotua se do të përkushtohet seriozisht për t’u garantuar atyre një jetë shumë më të mirë në këtë zonë.
Gjithashtu, Shala në vazhdën e vizitave, ishte edhe tek ndërmarrësi, Ali Alija në fshatin Nivokaz i cili ka themeluar dhe me shumë sukses udhëheqë biznesin prodhues të pijeve alkoolike.
Në agjendën e ditës së sotme, Shala u takua edhe me shoqërinë e tij, ku shpalosi plan programin dhe bisedoi për platformën në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenie sociale.
Për fund Shala thotë se LDK është e gatshme dhe e përgatitur që me komisioner dhe vëzhgues, që procesi zgjedhor dhe çdo votë të ruhet dhe mos të keqpërdoret nga askush.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.