×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Totaj me tregtarët e vegjël: Do të realizojmë tregje moderne, kushte më të mira për tregtarët dhe do ju ofrojmë mbështetje të vazhdueshme

    Reporteri
    06 Tetor 2021 | 22:54

    Kandidati për Kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së Shaqir Totaj, të mërkurën ka bërë një takim dorë më dorë e sy me sy me bizneset dhe tregtarët e vegjël në Lagjen Bazhdarhane, përkatësisht në vendin ku bëhet tregu i së mërkurës, për të biseduar me qytetarë në lidhje kushtet në të cilat zhvillohet tregtia sot. Së bashku me kryetarin e ardhëm të Prizrenit kanë qenë edhe kandidatët për Kuvendin e Prizrenit Endrit Zogaj, Fahrije Bytyqi, Shkelzen Kastrati e Dëfrim Zajmi.

    Në bashkëbisedim me qindra qytetarë e me dhjetëra tregtarë të vegjël janë shkëmbye shumë eksperienca se si duhet të dukej tregu i së nesërmes, ku do të ishin të kënaqur edhe prodhuesit edhe shitësit, por në veçanti blerësit, duke pasur kushte dhe pastërti për mallin që e blejnë.

    Kryetari në ardhje i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, u ka thënë tregtarëve të vegjël se “Ne kemi plane konkrete e të realizueshme në përkrahje të bizneseve. Fondi, që do të krijohet gjatë qeverisjes sonë, synon të ndihmojë bizneset start-up e ato ekzistuese për të zhvilluar tutje ekonomikisht Prizrenin. Ndërkaq, nëpërmjet funksionalizimit të Zonës Ekonomike, i cili do të bëhet brenda gjashtë muajve të parë, do t’u ofrojë qasje në hapësira të mjaftueshme për të bërë biznes.”


    Tregtarët dhe blerësit, kanë shfaqur brengat e tyre, duke theksuar se për katër vite të qeverisjes së Haskukës, jo vetëm se nuk është bërë asgjë për ta, por janë vështirësuar kushtet, është shtuar papastërtia dhe kemi shkuar katër vite pas. Qytetarët me këtë rast kanë mbështetur Programin e PDK-së dhe janë zotuar se vota e tyre për PDK-në do të jetë për të ardhmen e biznesit, për të ardhmen e të rinjve dhe për vazhdimin e zhvillimit të Prizrenit dhe shenjë revolte për zhgënjimin dhe stagnimin gjatë qeverisjes së VV-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!