×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Totaj prezanton programin e tij për ekonominë: Mbështetje ekonomike për bizneset dhe punëtorët

    Reporteri
    08 Tetor 2021 | 16:55

    Kandidati për Kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj ka shpalosur programin e tij konkret për nxitjen e zhvillimit ekonomik të qytetit.


    Totaj në prezantimin e programit të tij ka folur për Fondin për mbështetjen e start-up bizneseve me ide inovative, ngritjen e kapaciteteve për bizneset egzistuese, funksionalizimin e zonës ekonomike, formimin e inkubatorit “Hackerspace” për mbështetjen e talentëve të rinjë në fushën e teknologjisë, dhënien në shfrytëzim të pronave publike për bizneset në formë transparente, formimin e Zyres për tërheqjen e investimeve të reja në qytet, Konferenca vjetore për tërheqjen e investimeve të huaja dhe shumë projekte të tjera kapitale që mundësojnë nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe më shumë mirëqenie në qytet.

    “Ekonomia e Prizrenit, bizneset e punëtorët të goditur rëndë nga pandemia jo vetëm që nuk u mbështetën por edhe u gjobitën. Si ekonomist me përvojë të gjatë i di nevojat që i duhen ekonomisë së Prizrenit dhe plani zhvillimor i imi do të fokusohet në një Fond të veçantë për ekonominë e qytetit, funksionalizimin e Zonës Ekonomike në 6 mujorin e parë dhe tërheqjen e investimeve të huaja.” – është shprehur Totaj në prezantimin e tij të programit për ekonominë.

    Ndiqeni videon për më shumë detaje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!