Arben Vitia, ka votuar në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë.
Vitia, ka thënë se sot është ditë shumë e rëndësishme për Prishtinën, derisa ka bërë thirrje për dalje sa më masive në zgjedhje.
“Sot është një ditë shumë e rëndësishme për Prishtinën, sot flasin qytetarët dhe është e rëndësishme të zgjedhin atë që mendojnë. Sa më masive dalja e qytetarëve, aq më i fortë është verdikti i tyre”, ka thënë Vitia.