×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Voton presidentja Osmani: Dilni në numër sa më të madh në zgjedhje

    Reporteri
    17 Tetor 2021 | 11:23

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shfrytëzuar të drejtën e votës në zgjedhjet e sot,e lokale.

    E shoqëruar nga bashkëshorti dhe vajzat, Osmani u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin sa më masivisht në zgjedhje.

    “Ju falënderoj që jeni prezent dhe po e përcillini një proces tejet të rëndësishëm për jetën e qytetarëve tonë. Prandaj, i ftoj të gjithë që në numër sa më të madh, në këtë proces zgjedhor ta dëshmojnë sërish se qytetarët e Kosovës janë ata që mundësojnë dhe mbrojnë çdo proces demokratik”, është shprehur Osmani.

    Ndryshe, Në Kosovë janë duke u mbajtur zgjedhjet lokale 2021, ndërsa deri në ora 11:00 pjesëmarrja e qytetarëve në votime është 8,24%.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!