×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Burri i Albulena Haxhiut: Le të arrestohet Valdete Daka, të çlirohen institucionet e kapura

    Reporteri
    22 Janar 2021 | 19:00

    Alban Krasniqi, bashkëshorti i kandidates së Vetëvendosjes për deputete, Albulena Haxhiut, ka kërkuar publikisht arrestimin e kryesueses së Komisionit Qëndror Zgjedhor (KQZ), Valdete Dakës.


    Krasniqi, me anë të ‘Facebook’-ut, ka thënë se meqë policia ka hyrë në objektet e KQZ=së, atëherë le ta arrestojë Dakën.

    “Meqenëse policia qenka në hyrje të KQZ-së le ta kryen detyrën e saj duke arrestuar Valdete Dakën dhe të fillojë çlirimi i institucioneve të kapura”, thuhet në reagimin e tij në ‘Facebook’.

    Policia e Kosovës e ka siguruar objektin e KQZ’së përpara mbledhjes së sotme, pas sulmeve verbale që ka marrë kryesuesja e komisionit nga anëtarët e subjektit politik ‘Vetëvendosje’.

    Glauk Konjufca, kandidat për deputet nga radhët e VV’së, e konsideroi si minim të demokracisë mos-lejmin që të marrin pjesë në zgjedhje individë me vepra penale në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!