Daut Haradinaj në Gjilan: Forca e Kosovës janë rinia e saj

Ish- shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka vizituar Gjilanin.


Ai ka thënë se forca e Kosovës janë rinia e saj.

“Forca e Kosovës janë rinia e saj, janë rinia e Gjilanit që po i bashkohen AAK-së dhe listës së saj zgjedhore!”

“Në vazhdën e takimeve me të rinjtë nga Anamorava, takova të rinjtë AAK-së së Gjilanit.
Bashkë me kandidatët për deputetë nga Gjilani, Ahmet Isufin dhe Rexhep Kadriun shpalosëm rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, rëndësinë se pse duhet votuar AAK-në, që Kosova të jetë shtet i fortë dhe që i tërë territori i saj të trajtohet me dinjitet”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Forca e Kosovës janë rinia e saj, janë rinia e Gjilanit që po i bashkohen AAK-së dhe listës së saj zgjedhore!

Në vazhdën e takimeve me të rinjtë nga Anamorava, takova të rinjtë AAK-së së Gjilanit.

Bashkë me kandidatët për deputetë nga Gjilani, Ahmet Isufin dhe Rexhep Kadriun shpalosëm rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, rëndësinë se pse duhet votuar AAK-në, që Kosova të jetë shtet i fortë dhe që i tërë territori i saj të trajtohet me dinjitet.

Me AAK-në në qeveri, do të hapen shkollat e reja profesionale, në menyrë që të kemi kuadro të reja të përgatitura për tregun e punës, e prespektivën për një të ardhme të sigurt ta gjejnë në vendin tonë.

Padyshim që rinia jonë e shëndoshë është e ardhmja e forca jonë, kjo forcë rritet edhe më shumë me mbështetjen e madhe që përjetova sot në Gjilan.

Rini e Gjilanit faleminderit për mikpritje!

Jemi bashkë e na priftë e mbara!