×
  • Lajme
  • Pa kategori

    Ironizon gazetari Koci: Armend Muja është maskuar për t’u dukur kinse është Shkullaku

    Reporteri
    12 Shkurt 2021 | 22:22

    Debati i Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit në Debat Plus ka ngjallur shumë reagime në opinion. E ndër ata që kanë shkruar për këtë çështje është edhe gazetari Muhamet Koci, i cili ka ironizuar duke thënë se sonte Armend Muja është maskuar si Shkullaku.


    “Shihe bre Armend Mujes qysh ia kane ngjit mjekrren, me u dok kishe si Armand Shkullaku. N’baze te pyetjeve/komenteve po verehesh, o haver: kishi te drejte qe vepruat ashtu, z. Kurti?”, ka shkruar Koci në faqen e tij në Facebook.

    Kujtojmë që në debatin e vitit të kaluar, Armend Muja ishte pjesë e debatit përballë Albin Kurti si analist.

    Por ajo për çfarë mbahet mend nga debati i mëhershëm janë lavdatat që Muja i kishte thurrur Kurtit, tash liderit të tij në VV.

    E në këto zgjedhje Muja po garon për një ulëse në Kuvend në listën e VV-së.

    Ndërkaq sonte në debatin kundër Kurtit rolin që dikur e luante Muja, po e performon gazetari tiranas, Arman Shkullaku, i ftuar në debat nga vetë Osmani e Kurti.

    Shkullaku, që njihet si kritik i pushteteve e politikanëve, po tregon shumë miqësor me dyshen e VV-së.

    Në debatin e sotëm mungojnë kritikat e pyetjet e vështira që Shkullaku i bën zakonisht politikanëve që ka përballë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!